Thaçi ka thënë se tani është krijuar një momentum shumë i rëndësishëm, për përmbylljen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas Thaçit, për këtë tashmë ka një mbështetje shumë të fuqishme nga BE-së, të gjitha shtetet anëtare të Kuintit.

“Prandaj, është një momentum i ri që kërkon mobilizim të të gjitha forcave politike, shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, sepse përfundimi i procesit do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi ynë në OKB”, ka thënë Thaçi, pas takimit.

Thaçi ka theksuar se procesi nuk do të jetë fare i lehtë për Kosovën, as për Serbinë, por megjithatë do të ruhet integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here