Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Cohn tha se, ishte një nder t’i shërbente vendit të tij.

Ish-presidenti 57-vjeçar i Bankës “Goldman Sachs” ndihmoi z. Trump të shtyjë reformat e tij tatimore në fund të vitit të kaluar.

Ky largim i këshilltarit vjen pas shkarkimi nga puna të Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson. Vendin e tij do ta zërë shefi i shërbimeve inteligjente të CIA-s, Mike Pompeo, raporton “BBC”.

Duke e falënderuar Tillerson për shërbimet e tij në një status në Twitter, Trump tha se do sekretari i ri i shtetit do të bëjë një punë fantastike.

Ndërkohë presidenti amerikan ka vendosur për herë të parë një femër në drejtimin e CIA-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here