Mozzik tashmë ka publikuar projektin e tij më të ri të cilin e solli në bashkëpunim me reperin gjerman, Veysel, shkruan lajmi.net.

Kënga mban titullin “Ti amo” dhe dyshja tashmë po gëzojnë sukseset e para të këtij projekti.

Në llogarinë e tij në Instagram, Mozzik ka postuar një fotografi në të cilën ka treguar se kënga e tij dhe Veysel po dëgjohet shumë dhe në shtetin e Zvicrës është e para, duke lënë pas emra të njohur.

Kujtojmë që pas daljes nga “On Records”, reperit i janë fshirë të gjitha këngët. /Lajmi.net/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here