Dua Lipa bashkë me ekipin e saj gjatë ditës së sotme kanë udhëtuar për në Las Vegas, shkruan lajmi.net.

Kohë pas kohe, këngëtarja sjell pamje nga koncertet që mban në vende të ndryshme të botës, për të treguar atmosferën që mbretëron në ato vende.

Së fundi, ajo ka publikuar një video në kanalin YouTube, ku solli pamje nga prapaskenat e koncertit të mbajtur në Glasgow gjatë muajit prill.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “One Kiss”, këngë kjo që ka hyrë në javën e pestë si kënga numër një në top-listat e Britanisë. /Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here