Në padinë e paraqitur të enjten në mëngjes, Prokurorja e Përgjithshëm e Nju Jorkut, Barbara Underwood thekson se Fondacioni Trump ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë dhe nga afër, në shkelje të ligjeve, me ekipin e tij elektoral, gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016.

Prokuroja kërkon shkrirjen e Fondacionit Trump. Sipas akt-padisë, pjesa e mbetur e fondeve të organizatës bamirëse, rreth 1 milion dollarë, t’i shpërndahet organizatave të tjera dhe që zoti Trump të paguajë të paktën 2.8 milionë dollarë gjoba dhe dëmshpërblime.

Prokurorja Underwood kërkon gjithashtu që presidenti Trump të ndalohet që të drejtojë ndonjë organizatë tjetër jo-fitimprurëse në Nju Jork për 10 vjet./VOA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here