b1f307ca-4ffa-4df2-a7a7-502a41b476ae-7287-00000af07d71caf5

Sulmuesi i Serbisë, Aleksander Mitrovic, ka provokuar Xherdan Shaqirin.

Ai tha që nëse Shaqa e do aq shumë Kosovën, atëherë pse luan për Zvicrën, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk e kuptova gjestin me flamur të Kosovë në atlete që është një provokim. Është problem i tij dhe nuk me intereson. Është një gjë tjetër e çuditshme për mua”, deklaroi Mitrovic.

“Nëse ata e duan aq shumë Kosovën përse po mbrojnë ngjyrat e Kombëtarëve të huaja. Për Shaqirin e di se është një djalë i mirë dhe nuk e gjykojë dhe se ai do të luaj një lojë fer ashtu siç bën”.

“Sidoqoftë, nuk është detyrë e jonë të merremi me fotografinë e atletëve, është detyrë e jona që të luajmë sa më mirë që mundemi dhe çdo ndeshje të luajmë aq mirë sikurse ne të jemi në fund të karrierës”, shtoi ai. /Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here