Ishte paralajmëruar se në emër të Qeverisë së Serbisë do të fliste kryeministrja serbe Ana Bërnabiq dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverisë e Serbisë, Marko Gjuriq, shkruan b92.

Tash tri ditë Serbia vazhdon të hedh akuza të ashpra ndaj Kosovës në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, ku ka kërkuar që të pëfshihet edhe në hetim, por kjo u refuzuar kategorikisht nga Kosova, transmeton lajmi.net.

Në varrimin e të ndjerit morën pjesë qindra qytetare, përfshirë edhe ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ministra e figura të tjera të larta serbe, por jo edhe presidentit, Aleksandar Vuçiq, i cili ka paralajmëruar se do ta “nderojë” vendin ku u vra, para selisë se partisë së tij në veri të Mitrovicës. /Lajmi.net/

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here