Norvegjia e cila vitin e kaluar ishte e para, tani ka zbritur në pozitën e dytë, ndërsa në top-dhjetë shtetet më të lumtura, janë Danimarka, Islanda, Zvicra, Holanda, Kanadaja, Zelanda e Re, Suedia dhe Australia.

Në këtë listë është përfshirë edhe shteti ynë, Kosova, e cila në rang botërorë qëndron mjaft mirë në krahasim me disa nga shtetet të cilat e kanë ekonominë dhe jetesën shumë më të avancuar se ne, duke zënë pozitën e 66-të, shkruan zeri.info

Ndërsa sa i përket krahasimit me vendet e rajonit, apo më mirë të themi me vendet e ish Jugosllavisë, pjesë e së cilës ka qenë edhe Kosova, vendi ynë qëndron shumë më fuqishëm përpara.

Para nesh është vetëm Sllovenia, e cila renditet në vendin e 51-të. Pas nesh janë Serbia e cila është e 78-ta, pastaj Mali i Zi i 82-ti, Maqedonia e 89-a e kështu me radhë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here