Qeveria vendimin për plotësim/ndryshimin e vendimit për faljen e borxheve e kishte marr në mbledhje e qeverisë të datës 28 shkurt, në ditën kur gjithë vëmendja ishte në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahej seanca e jashtëzakonshme për kalimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë nr. 13/06 i datës 3 tetor 2017, si në vijim: pika 1. e vendimit fshihet dhe zëvendësohet me këtë tekst “Aprovohen lehtësirat për Ambalazhuesit e ujit, të paraparë në nenin 12 të Udhëzimit Administrativ (QRK) Nr.02/2016 për Strukturën e Pagesave të Ujit”, thuhet në vendimin e Qeverisë që është marrë më 28 shkurt të këtij viti.

Në vendim nuk janë dhënë shpjegimet se për çfarë lehtësira bëhet fjalë.

Në ndërkohë, në UA që i referohet vendimi obligohen borxhlinjtë që t’i shlyejnë obligimet brenda 2 vjetëve.

“Të gjithë detyruesit te cilët deri në hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ nuk i kanë kryer detyrimet, obligohen që brenda afatit prej dy (2) vitesh ti kryejnë detyrimet e parapara me Udhëzimin Administrativ Nr.06/2006”, thuhet në udhëzimin 02/2016.

KALLXO.com i ka shkruar Qeverisë për të marrë vesh se çka ka nënkuptuar Qeveria e Kosovës me “lehtësira”.

Sipas Qeverisë, tani është faza e përpilimit të udhëzimit administrativ e që s’ka filluar ende të bëhet.

“Tani është faza e përpilimit të udhëzimit administrativ për këto lehtësira, i cili ende nuk ka nisur të bëhet. Në momentin që finalizohet, sigurisht që bëhet e ditur.”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media e Kryeministrisë.

Shuma e borxheve të grumbulluara vlerësohet se arrin mbi 58 milionë euro.

Vendim i Qeverisë së 3 tetorit të vitit të kaluar për faljen e borxhit për ambalazhuesit e ujit kishte marrë jehonë të madhe në opinionin publik.

Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për Emisionin “Jeta në Kosovë”, kur ishte pyetur për arsyen e faljes së këtij borxhi kishte deklaruar se këtë vendim e kishte marrë “Veç pse iu ka tek”.

“Veç mu ka tekë me ja nisë prej qatyne, me bo ni shembull të mirë, janë prodhues të vendit, uji i Kosovës, punëtorët e Kosovës, për popull të Kosovës”, kishte thënë Haradinaj gjatë kësaj interviste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here