E ftuar në emisionin Repolitix, kryetarja e LSI-së i ka treguar gazetarit se në ditën e Pavarësisë së Kosovës, ajo kishte takuar bashkëshorten e Kryeministrit dhe në një moment të dytë kur kishte lëvizur, në tavolinë ishte shfaqur Rama. Ky i fundit i kishte puthur dorën Erës, vajzës së vogël të Kryemadhit, e pikërisht, një javë më vonë vogëlushes i ishte thyer dora.

Ka zëra se jeni takuar me Ramën…

Të jeni të bindur që jo. Kur ishim në Kosovë me rastin e pavarësisë, nuk u takova me Edin por me Linda Ramën. Unë isha me Bashën dhe isha edhe me Erën, ai kaloi aty i puthi dorën Erës dhe pas 1 jave theu dorën. I tashë se çdo gjë që prek ai thyhet. Edhe po ta shikoja, do t’i thoja mirëmëmngjes, jep dorëheqjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here