Real Madridi pësoi gol në minutat e fundit të ndeshjes, gjë që edhe i kushtoi me tri pikë skuadrës së Zinedine Zidanes, presioni ndaj të cilit po rritet gjithnjë.

Madrilenët dominuan gjatë gjithë ndeshjes, vlen të përmendet që Cristiano Ronaldo ka humbur dy shanse të mëdha gjatë pjesës së parë, por ishte minuta e 83′ kur ndodhi befasia në Bernabeu.

Sulmuesi qendror Pablo Fornals realizoi gol të bukur për 0 me 1 në minutën e 87′ për t’i dhënë tri pikë skuadrës së tij si dhe për t’i shkaktuar disfatën e tretë në La Liga këtë sezon nikoqirëve.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here