Në takim është diskutuar për mundësinë e lidhjes së bashkëpunimit në mes të MMPH-së dhe UPZ-së. Konkretisht për përkrahjen e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në UPZ. 

Rektori Vataj theksoi se misioni themelor i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit është ofrimi i nivelit të edukimit universitar dhe pasuniversitar si dhe të merret me hulumtimet shkencore dhe punë  konsultative që kanë të bëjnë me Shkencat e natyrës së gjallë, Mjedisit dhe Agrobiznesit.

Ministrja Reshitaj theksoi se dikasteri qeveritar që ajo e drejton është interesuar për këtë fakultet të ri dhe shpreh gatishmërinë për të mbështetur pasi që ofron kuadro në programe specifike që kanë munguar në Kosovë. Ajo shtoi se është e gatshme që të ofrojë për studentët kryerjen e praktikës në MMPH dhe në agjencitë në kuadër të kësaj ministrie. /Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here