Loshaj që është këshilltare për politikat e pronësisë intelektuale në Kanadë thotë se është e angazhuar edhe për të dhënë ndihmë në Kosovë.

E ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Loshaj tregoi se po punon në një dokumentar lidhur me gratë gjatë luftës në Kosovë.

“Film dokumentar jam tu e bë për përvojat dhe rolin e gruas gjatë luftës në Kosovë sepse kur kam filluar në bisedë me gra e kam pa që gratë nuk kanë qenë viktima sikur paraqiten dhe nuk janë pjesë e narracionit të luftës tash”, tha Loshaj.

Ajo po ashtu tregoi se ka bërë një hulumtim shkencor që përfshin komunitetin ndërkombëtar dhe Kosovën.

“Edhe unë gjithmonë jam munduar të mbaj kontakt dhe të mësoj për Kosovën dhe kam bërë një hulumtim shkencor se sa ka mujt komuniteti ndërkombëtar me i ndihmu Kosovës të krijojë kapacitet institucional”, tha ajo.

Leave a Reply