Për lajmi.net këngëtarja ka treguar se ky projekt muzikor do të jetë në duet me këngëtarin shqiptar, Shqipri Kelmendi, shkruan lajmi.net

Kënga vjen e realizuar edhe me videoklip i cili është punuar deri në detaje nga Urabn Graphics, xhirimet janë bërë në Shkodër dhe i gjithë projekti është në prag të finalizimit për tu lansuar më pas në kanalin zyrtar në Youtube.

Ky rikthim i Ryvës vjen pas një angazhimi të maksimal të saj në familje dhe rritjen e vajzës dhe këngëtarja duket mahnitshëm.

Nëpërmjet një fotografie të hedhur në Instagram ajo ka treguar se si do të duket në klipin e ri dhe komentet e para kanë qenë shumë pozitive.

‘Pa ty’ ka qenë kënga e saj e fundit e realizuar para dy vitesh.

Kujtojmë se edhe bashkëpunëtori i saj, Shqipriu, njihet për sukseset e tij dhe zërin që e karakterizon./Lajmi.net/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here