Ata nuk kishin hezituar për të ardhur në program kur ishin njohur me historinë e kësaj familjeje. Gjatë rrëfimit të historisë në studio nga Arbana Osmani, dy këngëtarët e dashur për publikun nuk arritën t’i përmbanin lotët. Madje edhe vetë moderatorja e programit pranoi që kjo ishte një ndër letrat më të dhimbshme që kishte lexuar ndonjëherë.

Sabriu dhe Ermali të dy të emocionuar dhe me lot në sy iu drejtuan prindërve me këto fjalë: “Jeta është ndonjëherë shumë e mirë dhe shumë e keqe. Çfarë të vijë prej Zotit mirë se të vijë. Tani ju keni vajzat dhe këto kanë nevojë që ju t’i dhuroni dashuri. E dimë që është e vështirë, por ju jeni të rinj dhe keni jetën përpara. Dera e shtëpisë së Ermalit dhe e imja është e hapur për ju në çdo moment”.

Kur Ermali filloi të fliste nuk mundi t’i përmbante dot emocionet. Ai madje kërkoi falje që nuk po i përmbante lotët dhe i tha prindërve: “Më vjen shumë mirë që takova dy vajza shumë të edukuara, një meritë që i takon dy prindërve. Ajo që dua t’i them është që të bëhen të fortë dhe të qëndrojnë stoik siç i ka hije malsorëve”.

Sabri dhe Ermal Fejzullahu për t’i bërë të lumtur prindërit i dhuruan një udhëtim në Greqi. Në fund për herë të parë babë e bir kënduan në dy versione këngën “Fshatarja ime”.

w7-1 ccccccccc

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here