Salihaj në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se degradimi i sistemit arsimor, do të thellohet edhe më shumë me privimin e fëmijëve nga mësimi, e që po ndodhë ditëve të fundit.

“Ne po i lëmë fëmijët pa mësim, sepse ish – qeveritarë ishin neglizhentë dhe se nuk e kanë kryer një obligim të tyre”, ka shtuar Salihaj.

Sipas tij, kryeministri Haradinaj dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi janë të interesuar që të plotësojnë kërkesën e SBAShK-ut për njohjen e pensionit të mësimdhënësve që kanë punuar gjatë viteve të 90-ta.

“Në kohë të fushatës Haradinaj ka nënshkruar një memorandum me sindikatën, dhe ai do ta kryejë atë obligim. Në anën tjetër, edhe ministri Bytyqi është i interesuar ta çojë këtë çështje përpara”,  ka theksuar Salihaj. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here