Autoritetet kosovare gjithnjë e më shumë po lobojnë që të anëtarësohen në organizatat ndërkombëtare, dhe atë në shumicën e rasteve përmes “dyerve të vogla”.

Pranimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar vetëm sa i ka rritur apetitet e Prishtinës, pushteti i së cilës, edhe pse gjysmë-funksional me mandat teknik, nuk po humb kohë dhe çdo ditë lobon për hapjen e dyerve që të anëtarësohet në sa më shumë organizata ndërkombëtare, shkruan e përditshmja serbe, “Novosti”, transmeton Indeksonline.

Për këtë të përditshme, zv/kryeministri serb, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia në të gjitha organizatat në të cilat do të jetë e mundur do të jetë kundër anëtarësimit të Kosovës, në rast se kjo nuk është në pajtim me marrëveshjen e Brukselit.

“Çdo kund ku Kosova është e shënuar me yll, prania e tyre nuk është problematike”, ka thënë Daçiq.

“Hapësirë manovruese praktikisht nuk ka shumë, pasi që shumë organizata para pranimit të anëtarëve të rinj nuk e paraqesin kushtin e anëtarësimit në Kombet e Bashkuara. Kështu që, në listën e më shumë se 100 shteteve që e kanë pranuar pavarësinë, Kosova mund të llogaris në mbështetje, bile edhe në ato organizata ku kërkohet shumica e dy të tretave”, shkruan “Novosti”.

Muajin e kaluar, aleatëve të saj në BE, Kosova ua ka shfaqur dëshirën që të jetë anëtare e Interpolit, pasi që verës është bërë anëtare e Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës, derisa ka paralajmëruar kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës deri në dhjetor, shkruan tutje kjo gazetë serbe. [kilabel type=”info”]Indeksonline[/kilabel]

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here