Hetuesi special nё SHBA Robert Mueller nё aferёn e Rusisё lidhur me presidentin e SHBA-sё, Donald Trump ka ngritur padi kundёr dymbёdhjetё punonjёsve rusё tё shёrbimit sekret qё kanё ndёrhyrё nё fushatёn presidenciale 2016 nё SHBA, tha zёvendёsministri i Drejtёsisё Rod Rosenstein nё Uashington. Rosenstein ёshtё pёrgjegjёs pёr hetimet e kryera nga Muellers.

Sikurse del nga aktpadia, ndёr tё tjera tё akuzuarit duhet tё kenё vjedhur dokumenta nga kompjuterat dhe kanё organizuar publikimin e tyre. Nё kёtё mёnyrё janё bёrё tё njohura shkёmbimet delikate tё e-mailave politik tё demokratёve, gjё qё ka qenё e papёrshtatshme pёr rivalen e Trumpit nё luftёn elektorale, Hillary Clinton. Agjentёt rusё, sipas akuzёs, kanё organizuar edhe planin kohor tё publikimit tё materialeve pёr pёrdorim tё brendshёm. Synimi ka qenё qё tё arrihej „efekti mё i madh i mundshёm” ndaj zgjedhjeve, tha Rosenstein.

Akuza pak para takimit Trump-Putin

Me akuzёn kundёr punonjёsve tё shёrbimit sekret, drejtёsia e SHBA-sё mendon, se pas sulmeve hacker qendrojnё ushtarёt rusё, qё janё bёrё tё njohur pёrmes termave “DCLeaks”  dhe “Guccifer 2.0”. Hamendёsimet, se pas tyre mund tё qendronin amerikanё apo hackera rumunё, tashmё janё zhvleftёsuar.

Akuza vjen vetёm pak ditё para takimit Trump-Putin nё hёnёn (16.07) nё Helsinki. Akuzat e ngritura megjithatё nuk pёrmbajnё indikacione, se bashkёpunёtorёt e Trumpit mund tё kenё pasur lidhje.

Shёrbimet sekrete tё SHBA-sё prej kohёsh mendojnё, se Rusia ka ndёrhyrё nё disavantazh tё demokratёve dhe nё favor tё presidentit aktual Trump gjatё fushatёs elektorale nё SHBA. Nё fillim tё korrikut edhe komisioni parlamentar pёr shёrbimet sekrete nё SHBA e mbёsheti kёtё hipotezё./DW

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here