Pas vendimit të kryetarit të komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti,  Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies  është ndarë në dysh, në Drejtorinë për shëndetësi dhe drejtoria e mirëqenies sociale.

Drejtorinë për Mirëqenie Sociale në komunën e Prishtinës do ta marr në udhëheqje partia Alternativa.

Në një postim në facebook, partia Alternativa ka njoftuar se sot është bërë zyrtarizimi i bashkëqeverisjes komunale në Prishtinë mes kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit dhe kryetares së partisë Alternativa Mimoza Kusari- Lila.

Njoftimi i plotë:

Në zyret e Alternativës në Prishtinë, kryetarja znj. Mimoza Kusari-Lila priti në takim kryetarin e Prishtinës, z. Shpend Ahmetin, me ç’rast u bë zyrtarizimi i bashkëqeverisjes komunale në Prishtinë, përkatësisht, marrëveshja që Alternativa të udhëheq me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale.

znj. Kusari falenderoi të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës për besimin e dhënë në Zgjedhjet e fundit lokale, me ç’rast Alternativa u bë pjesë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, me një ulëse, rrjedhimisht mbi bazën e parimeve të udhëheqjes komunale, Alternativa ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit, të cilën e zyrtarizuan sot.

Alternativa bashkarisht me partnerin qeverisës në Komunën e Prishtinës do të punojë në implementimin e programit të saj me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, duke tentuar në maksimum të zhvillojë strategjitë dhe planet në të mirë të qytetarëve të saj.

Alternativa është e vetëdijshme se e pret një pune dhe angazhim i jashtëzakonshëm, por, gjithsesi, mbetet e përkushtuar që nga dita e parë e mandatit të punës qeverisëse në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale ta shtyej përpara të gjitha projektet dhe planet në dobi të kryeqytetasve.

Znj. Kusari dhe Alternativa shfrytëzojnë rastin për të falenderuar z. Ahmeti për gatishmërinë e tij për të bashkëqeverisur Komunën e Prishtinës, me besimin se ky bashkëpunim do të jetë bashkëpunim i mirëqeverisjes komunale, nga e cila përfituesit më të mëdhenj do të jetë vetë banori i Prishtinës.

#PrishtinakaAlternativë. /Lajmi.net/

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here