Ahmeti ka thënë se dhe nuk ka asnjë fjalë të keqe për Albin Kurtin, e as për Visar Ymerin.

“Unë vazhdojë të punoj nuk do të them asnjë fjalë të keqe, për asnjërin edhe për Albinin edhe për Visarin”, ka thënë Ahmeti në Klan Kosova.

Ahmeti edhe një postim të më hershem në Facebook nuk ka dhënë ndonjë deklaratë rreth largimit të tij nga Vetëvendosjes.

Në këtë postim Ahmeti vetëm ka treguar se është duke vazhduar punën si kryetar i Prishtinës.

“Sot kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari”. Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim. I gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here