Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Zaev dhe Shajnmaer janë dakorduar se këto relacione do të vazhdojnë edhe më tej dhe se janë me rëndësi të veçantë për periudhën e ardhshme kyçe për Republikën e Maqedonisë.

“Në vitin kur shënohen 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, partneriteti i thellë midis dy vendeve është shpërblyer me faktin që RF e Gjermanisë është partneri më i rëndësishëm tregtar i Republikës së Maqedonisë me vlerë të shkëmbimit tregtar në lartësi prej 3 miliardë euro. Bashkëpunimin e frytshëm me RF të Gjermanisë e konfirmojnë edhe përmes 200 kompani, derisa kompanitë të themeluan fabrika të tyre në Republikën e Maqedonisë, kanë hapur pothuajse 20 mijë vende pune”, qëndron në kumtesë.

Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe për bashkëpunimin aktiv në fushën e sigurisë dhe politikën e mbrojtjes dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Përfaqësuesit e Armatës së Republikës së Maqedonisë janë pjesë e stërvitjeve të rregullta në institucionet e armatës së RF të Gjermanisë, si dhe në misionet e përbashkëta paqeruajtëse. veçanërisht, shtohet në kumtesë, ishte theksuara angazhimi i ushtarëve të Maqedonisë të cilët në mënyrë të barabartë dhe profesionale  i kryejnë detyrat paqeruajtëse në suaza të misionit në Afganistan, në kontingjentin gjerman, transmeton Mia.

“Kryeministri Zaev informoi se, përveç politikat për përshpejtimin e proceseve euro-integruese, përpjekjet e Qeverisë janë të fokusuara në zbatimin e reformave të brendshme të qëndrueshme dhe për mbylljen e çështjeve të ndjeshme shumëvjeçare dhe thellësisht të ndjeshme me fqinjët”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Shtanjmaer ka theksuar se i respekton përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe të kryeministrit Zaev dhe ka vlerësuar se janë bërë ndryshime të dukshme dhe të rëndësishme në lëvizjen e vendit përpara dhe zbatimin e reformave.

Zgjidhje për kontestin me Greqinë, ka vlerësuar Shtajmaer, do të japë impuls pozitiv për të gjithë rajonin dhe dukshëm do të ndikojë në stabiltetin.

“Fokusi është që të ndërtohet frymë e re në marrëdhëniet tona, të hapet dialog për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, të ndërtohen ura për bashkëpunim të bazuara në besimin dhe respektin e ndërsjellë”, ka theksuar në takimin kryeministri Zaev, theksohet në kumtesën e pres shërbimin qeveritar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here