Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se ka regjistruar vdekjen e 353,935 njerëzve që nga nisja e konfliktit në mars të vitit 2011.

Të vrarët përfshijnë 106,390 civilë, prej të cilëve 19,811 fëmijë, thuhet në shifrat e publikuara sot.

Në një vend me një popullsi prej 23 milionë banorësh para luftës, Kombet e Bashkuara vlerësuan se 6.1 milionë njerëz janë zhvendosur nga luftimet.

Handicap International, një organizatë joqeveritare franceze, tha se një milion njerëz janë plagosur në luftë, përcjell REL.

Konflikti në Siri, që ka nisur më 15 mars të vitit 2011, me goditjen e Qeverisë së presidentit Bashar al-Assad mbi protestat paqësore, hyn këtë javë në vitin e tetë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here