Nuk  ndalen  raportimet për Misionin e Eulex-it. Jo vetëm nga Kosova por edhe Brukseli. Kështu korrespondentja e RTK-së nga Brukseli Gjeraqina Tuhina dërgon këtë raport nga kryeqyteti europian i cili nëse lexohet me kujdes del që “punëdhënësit” e misionarëve evropianë janë mëse të tronditur nga ky skandal. 

Zyrtarët evropian në Bruksel pranojnë se skandali me korrupsion brenda misionit EULEX-it ka marrë përmasa që tejkalojnë kufijtë e Kosovës.Merret vesh se në hetimet në lidhje me dyshimet për korrupsion tani involvohet edhe niveli me i larte evropian, i cili siç thuhet mbërrin deri tek baroensha Catherine Ashton.Bashkimi Evropian pranoi mbrëmë se ka qenë në dijeni në lidhje me dyshimet për korrupsion tek gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it, dhe se që nga viti i kaluar po zhvillohen hetimet në lidhje me këto pohime.

Mirëpo, burimet diplomatike nga shtete anëtare bëjnë te ditur se ka pas mendime të ndryshme në mesin 28-shes se si të veprohet me këtë problem: kishte shtete anëtare që kanë konsideruar se do ishte mirë që kjo aferë të, siç thuhet, futet “nën qilim”, por, disa vende tjera që konsiderohen më të fuqishme brenda bllokut ishin të mendimit se duhet të shkohet deri në fund me hetime. Mirëpo askush nuk ka llogaritur se e gjithë kjo do del në media dhe do merr përmasa kaq serioze. Nga selia e Bashkimit Evropian në Bruksel drejtohet gishti tek prokurorja angleze, Maria Bamieh si person që ka dorëzuar dokumente tek gazetarët.

Vihet nën pikëpyetje motivi i saj për këtë gjë – sidomos në dritë të përfundimit të mandatit dhe mospërfshirjes së Bamieh në ristrukturimin e EULEX-it. Pavarësisht se dyshojnë në motivet e saja, zyrtarët evropian pranojnë se suspendimi i saj i javës së kaluar është bërë si masë parandalimi të daljes së dokumenteve sekrete tjera nga zyrat e EULEX-it.

Zëdhënësja Maja Kocijanciq, nga ana tjetër mohon se suspendimi i Bamieh të ketë ndonjë lidhje direkte me publikimet në gazetën Koha Ditore.

“Personi në fjalë është suspenduar para se e gjithë kjo të bëhej publike. Krejt kjo është bërë në diskrecion të plotë nga ana e EULEX-it. Fuqishëm refuzoj cilëndo lidhje të largimit të saj nga puna me informatat e dala në media”, deklaroi Kocijanciq.

Kocijanciq insiston se nuk mund të komentohen gjërat që janë objekti i hetimeve. Ajo përsëritë se pala evropiane i ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme në mënyrë që të vërtetohet saktësia e pohimeve për korrupsion brenda misionit evropian në Kosovë.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here