Në takimin e tyre të parë, ministri Berisha dhe ambasadori Nilsson biseduan për marrëdhëniet e mira shtetërore ndërmjet dy vendeve e sidomos për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e mirë në fushën e sigurisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Suedisë.

Nga ana e tij, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha e falënderoi ambasadorin Nilsson për kontributin që ka dhënë Suedia për Kosovën dhe popullin e saj e sidomos për mbështetjen që i ka dhënë FSK-së në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të kërkim- shpëtimit të FSK-së dhe Qendrës së Trajnimit për Kërkim –Shpëtim dhe në fusha tjera, përmes oficerëve të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK/FSK-në si dhe për kontributin e kontingjenteve ushtarake suedeze në kuadër të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, thuhet nw komunikatwn e MFSK-së

Ndërsa, ambasadori suedez, Henrik Nilsson në fillim i dorëzoi ministrit Berisha një letër të adresuar për të nga Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Suedis, në të cilën shprehte  falënderimin për ngritjen e monumentit në Prishtinë për ushtarët e NATO-s dhe të KFOR-it si mirënjohje  dhe nderim për kontributin e tyre për lirinë e vendit dhe ruajtjen e paqes në Kosovë nga viti 1999 e deri më 2018.

Në fund, ministri Berisha dhe ambasadori Nilsson shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e tij dhe të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, dy ministrive dhe të dyja forcave edhe në të ardhmen./Lajmi.net/

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here