Pas nënshkrimit që ka bërë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka shtrirë dorën Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe në këtë radhë edhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Por shtrëngimi i duarve mes Thaçit dhe Vuçiq në këtë rast është bërë me insistimin e Presidentit të Bullgarisë, Boyko Borissov.

Borissov siç shihet në një video ka “tërhequr” Thaçin që të shtrëngojë duart edhe me krerët shtetërorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që ndodheshin në të djathtën e tij.

Nga kjo pamje shihet shtrëngimi i ftohtë i duarve mes Thaçit dhe Vuçiqit – i cili lëshon dorën menjëherë poshtë.

Në anën tjetër, Vuçiq pasi që e ka nënshkruar Marrëveshjen nuk është parë t’ia ketë shtrënguar dorën Thaçit, shkruan lajmi.net.

Tensionet ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit kanë ekzistuar edhe mbrëmë në takimin e tyre të përbashkët me shefën e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Pas takimit, Vuçiq me injorancë kishte thënë se me Thaçin i kishin shkëmbyer vetëm disa fjali kurtuazie.

Në anën tjetër, Vuçiq ka krejt tjetër raport me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ata sot në Samitin e Sofjes janë parë shumë të afërt, edhe janë përqafuar. /Lajmi.net/

Leave a Reply