Hashim Thaçi/ Foto arkiva

Thaçi ka vlerësuar se miratimi i këtij ligji është një vullnet i mirë edhe për bashkëjetesë, duke respektuar diversitetin kulturor dhe dinjitetin e integritetin e secilit qytetar.

“Miratimi i Ligjit për Gjuhët në Maqedoni, ku tash gjuha shqipe do të përdoret edhe nëpër institucionet më të larta shtetërore, është një lajm i mirë jo vetëm për komunitetin shqiptar atje, por për tërë rajonin tonë”, ka deklaruar Thaçi.

“Është një vullnet i mirë për bashkëjetesë, duke respektuar diversitetin kulturor dhe dinjitetin e integritetin e secilit qytetar. I uroj shqiptarët dhe shtetin e Maqedonisë për këtë hap të rëndësishëm përpara edhe drejt së ardhmes euroatlantike”, thuhet në deklaratën e presidentit Thaçi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here