Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, së bashku me përfaqësues të kabinetit të ri qeveritarë ka takuar sot me nënkryetaren e Parlamentit Evropian, Ulriche Lunaçek.

Ai ka thënë se së bashku me përfaqësuesit të kabinetit të ri qeveritarë do të angazhohen për perspektivën europane të vendit tonë.

Ja postimi i Thaçit në Facebook:

Sot pata kënaqësinë që së bashku me Ministrin e ri të Integrimeve Europiane z. Bekim Çollaku si dhe me Zëvendës-Ministrin e Punëve të Jashtme z. Petrit Selimi të takoj zonjën Ulriche Lunacek, Nën-Kryetare e Parlamentit Europian dhe Nën-Kryesuese e Delegacionit për Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë. Në këtë takim edhe një herë e konfirmuam përkushtimin tonë për perspektivën europane të vendit tonë dhe angazhimin e pandalshëm tonin në këtë rrugëtim. HTH (sic) /Telegrafi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here