Kryeshefi Ekzekutiv i N.P.K “Trafikut Urban “ SH.A. bazuar në Vendimin e Inspektorit të Punës ka marr vendim që të përsëriten procedurat e konkursit për 80 shoferë bazuar në vërejtjet e dhëna në Vendimin e Inspektorit të Punës, raporton lajmi.net.

“Përsëriten procedurat e konkursit të dt. 02.11.2017 për pranimin e 80-të shoferëve për autobusë më kategori “D”. Procedurat përsëriten vetëm për kandidatët të cilat kanë konkurruar në konkursin e dt. 02.11.2017, pra qe nga fillimi do t’u nënshtrohen procedurave te gjithë aplikuesit e konkursit për 80 shoferë (testim me shkrim, testim në vozitje dhe intervistë e shkurtër). Të gjithë aplikuesit e këtij konkursi do të njoftohen sipas kontakteve që i kanë lënë në aplikacionet e tyre”, thuhet në vendimin e Kryeshefit Ekzutiv të N.P.K “Trafikut Urban“. /Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here