Tani edhe tri shtete Amerikane po mbyllin bashkëpunimin me Shtëpinë e Bardhë për të dërguar trupa në kufi me Meksikën.

Qeveritë e Nju Jorkut, Masaçusetsit dhe Kolorados refuzojnë të dërgojnë trupa nga garda shtetërore për të ruajtur kufirin me Meksikën, duke anuluar kështu një marrëveshje që kishin me Shtëpinë e Bardhë, nismë e presidentit Trump.
Vendimi vjen si kundërshtim i politikave të ashpra të administratës kundër emigrantëve.

Andrew Cuomo, Guvernatori i Nju Jorkut, tha se nuk do të bëheshin kurrsesi pjesë e këtij trajtimi çnjerëzor të emigrantëve. Ai njoftoi tërheqjen e menjëhershme të trupave, vendime që u pasuan nga Kolorado dhe Masaçusets.