Pas realizimit të një albumi dhe projektit “New Rules”, që gjatë 2017-ës tejkaluan çdo parashikim, ajo lansoi këngën e re, shkruan lajmi.net.

“IDGAF”, mban titullin kjo këngë të cilën këngëtarja e solli dy ditë më parë dhe që po rezulton me sukses jashtëzakonisht të madh.

Mbrëmë është publikuar lista me të nominuarit në “Brit Awards 2018”, ku Dua u nominua në pesë kategori.

Pasi mori lajmin, këngëtarja kishte realizuar një video të cilën e publikoi në rrjete sociale.

Në atë video, Dua shihet e kapluar nga emocionet, e shtrirë në shtrat asaj sytë i ishin mbushur me lot.

Kategoritë në të cilat u nominua ajo janë: ‘Mastercard British Album of the Year’, ‘British Breakthroug Act’, ‘British Female’, ‘British Single’ dhe ‘British Video’./Lajmi.net/

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here