Islanda ishte pjesë e grupit ‘I’, së bashku me Kosovën Kroacinë, Turqinë, Ukrainën e Finlandën.

Edhe pse një vend i vogël me vetëm 300 mijë banorë, Islanda ia doli të përfundojë e para në këtë grup.

Fatin për të qenë pjesë e botërorit nuk e ka edhe Aron Johannsson.

26 vjeçari Johannson, me prindër nga Islanda por i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të ketë mundësinë të realizojë ëndrrën për të luajtur në Kampionatin Botëror, së paku jo në Rusi.

Johannson në vitin 2012 kur po rritej çdo ditë e më shumë si futbollist, refuzoi Islandën për t’iu përgjigjur pozitivisht një telefonate te Jurgen Klinsmann, për t’iu bashkuar ekipit kombëtar të SHBA-ve, me shpjegimin se do të arrinte botërorin me këtë kombëtare.

Por sot, Islanda është ajo kombëtare që ka siguruar botërorin e Rusisë, dhe Johannson atë do ta shikojë vetëm nga televizori./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here