Kreu i Shtetit shqiptar e cilësoi miratimin si një akt i rëndësishëm historik e me rëndësi madhore, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë.

Parlamenti maqedonas votoi për herë të dytë miratimin e ligjit pasi më parë Presidenti maqedonas nuk e dekretoi.

Miratimi i ligjit u bë me vota pro, në një atmosferë të tensionuar. Miratimi i këtij ligji është bërë pa përfillur 35 mijë amendamente të propozuara nga partia opozitare, VMRO-DPMNE.

Për këtë arsye deputeti dhe ish-kryeministri i Maqedonisë, Nukolla Gruevski , ka tentuar të pengoj votimin, duke thënë se po votohet në mënyrë jo ligjore.

Por, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk pranoi që të ndërpritet seanca. Gruevksi ka provuar që të pengojë votimin, madje duke ndërhyrë edhe tek vendi ku rrinte ulur kryetari Xhaferi, të cilin e ka lagur edhe me një gotë ujë, çka e ka detyruar sigurimin të ndërhyjë për të mos precipituar situata./syri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here