Pas qëndrimit 22 vjeçar, trajneri francez do të largohet nga Arsenali, me shumë gjasa për të nisur një aventurë të re, në drejtimin e ekipit kombëtar të Francës.

Derisa po kërkon për pasardhësin e tij te Arsenal, Wenger ka dhënë një intervistë lamtumirëse.

Ai në këtë intervistë, ka zbuluar gabimin më të madh në karrierën e tij, kur nuk arriti të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon.

“Ne po flasim për Crisitano Ronaldon. Ai më nënën e tij erdhi në Londër dhe negociatat kanë qenë shumë mirë, pothuajse të përfunduara. Por, pastaj ai u kontaktua edhe nga Manchester United, që vërtetë e dëshironte atë, ku pastaj edhe u transferua. Paramendoni se çfarë ekipi do të ishte Arsenal me Ronaldon dhe Henryn”, ka deklaruar Wenger.

“Ka gjithmonë diçka që mund të bëni ndryshe. Me Sportingun ne ramë dakord për shumë 4.5 milionë funte, ndoshta kemi mundur të paguajmë edhe më shumë. Por, United ofroi 12 milionë dhe gjithçka mori fund. Ishte një gabim i madh ky”./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here