Përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, Xuxi kritikon ashpër “Paradën e Krenarisë”, teksa ka vërejtje edhe për presidentin Thaçit.

“LGBT dje u mblodhen ne sheshin e shenjte te Skenderbeut. Per te promovuar vlera Europiane!? Ajo qe me pengoj me shume janë ata te cilët kan dal qe t’i përkrahin e qe nuk e din as çka do te thotë LGBT!!! Mo Zot ma keq ! Deri sa paria jone Presidernti H.TH ishte i rreshtuar bashke me ta!,Ne Beograd Erdogani ateron me 185 biznismene per te investuar miliarda euro! Kurse tek ne investojnë Xhamija dhe ju shitet KEDSi, Aeroporti etj dhe përtime nga to nuk ka asnjë nga qytetaret! Vec perpara Politikan muleni ne party te LGBTse!!!”, (sic.), ka shkruar Xuxi në Facebook.

Parada e Krenarisë, e mbajtur ditë më parë në kryeqytet, u mbështet nga shumë figura publike, teksa kishte edhe nga të tjerë që e injoruan atë.

Xuxi, ndryshe njihet edhe si një prej artistëve më të përkushtuar ndaj fesë myslimane.

Deklarata e tij në Facebook, është pasuar me komente të shumta nga ndjekësit e tij./Telegrafi/

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here