Në këtë debat pjesëmarrës ishin përfaqësues të komunave të rajonit të Pejës, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe mediat.

Në prezantim para qytetarëve të rajonit të Pejës, Ministri i Administratës Publike z. Mahir Yagcilar tha se pakoja ligjore e reformës së administratës publike përbën shtyllat e shtetit sepse rregullon çështje qenësore të funksionimit të mirëfilltë dhe demokratik të institucioneve publike me qëllim të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarit, llogaridhënien dhe transparencën e sistemit shtetërore. Ministri Yagcilar elaboroi se reforma e administratës publike në Republikën e Kosovës ka për qëllim të krijojë kushte që administrata të jetë e orientuar kah plotësimi i kërkesave dhe nevojave specifike të qytetarëve dhe të punojë në interes të tyre. Në lidhje me pakon ligjore të reformës së administratës publike Ministri Yagcilar tha se është një nisme legjislative e një rëndësie të veçantë edhe për procesin e integrimit evropian, dhe deklaroj se:

“Pakoja ligjore e reformës së administratës publike instalon meritokraci, profesionalizëm dhe etikë në administratën publike dhe kështu ndërton besimin e publikut në qeverisje dhe ofrimin e shërbimeve.”

Në fjalën e tij, Kryetari i Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri, duke përgëzuar Ministrin Yagcilar tha se pakoja ligjore e reformës së administratës publike, është një nismë jashtëzakonshme për të regulluar administratën publike të jetë transparente dhe llogaridhënëse. Komunat kanë një rolë të rëndësishëm në zbatimin e proceseve demokratike dhe përmirësimin e besimit të qytetarëve në shtet, prandaj edhe përkrahim përpjekjet e tilla për reformën e administratës publike.

Sekretari i Ministrisë së Administratës Publike z. Artan Berisha, shpalosi përmbajtjen e drafteve aktuale të projektligjeve dhe sqaroj qëllimet dhe fushe veprimtarinë e secilit projektligj. Më tutje Sekretari Berisha deklaroj se MAP po organizon debate nëpër komunat e Kosovës jo vetëm për të konsultuar institucionet komunale, por edhe qytetarët dhe shoqërinë civile, me qëllim që të identifikohen hapësira për përmirësim në këto tre projektligje për të ndërtuar shtylla të fuqishme të një shteti demokratik e funksional.

Në fund të debatit Ministri Yagcilar tha se Ministria e Administratës Publike ka publikuar në platformën e konsultimeve publike draftet aktuale të projektligjeve dhe gatë periudhës dy javore do të organizojmë shumë takime të drejtpërdrejta në të gjithë regjionet për të njoftuar dhe konsultuar qytetarët, institucionet, shoqërinë civilë dhe të gjithë palët e interesuara me projektligjet në fjalë./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here