“Lista Serbe po e bën harakirin kundër vetes sepse nuk po e konsiderojnë Kosovën si vendin e vet, madje nuk po e trajtojne as si zemrën e Serbisë.  Lista Serbe janë armiqtë ma te mëdhenj të komunitetit serb, dhe ka me ardhë një dit që ata kanë me fol vet me veti, e kjo sjellje duhet të përfundojë. Mirëpo, duhet të përfundojë edhe sjellja e opozitës që mos me ja kriju vakumin Listës Serbe për me ba hajgare me Kosovën, duhet të merremi vesh që mos me ja lanë Listës Serbe që kur don me votu e kur don jo”, deklaroi Zeka.

Zeka foli edhe për çështjen e udhëtimeve të zyrtarëve shtetërorë jashtë vendit, duke konsideruar se kjo do të thotë dëmtim i buxhetit të Kosovës, raporton lajmi.net.

“Çysh s’ju vjen marre disa zëvendëskryeministrave, po të ishte kryetari Fatmir Limaj edhe zv kryeministër edhe ministër do ja thojsha të njëjten, qysh nuk ju vjen marre këtyre zv. ministrave me shëtit nëpër Evropë e me hargju buxhetin e taksapaguesve, për kto duhet Kryeministri i Kosovës të kërkoj raport.  Paret që u dhanë për Pavarësi të Kosovës dhe për përvjetorin e Skënderbeut, i bëj thirrje që të publikohet cdo cent, sepse në emër të patriotizmit na vjedhum” shtoi ai.

Zeka shtoi që duhet të ketë unitet mes pozitës dhe opozitës për çështjet madhore të Demarkacionit dhe Dialogut me Serbinë, e sidomos tek Demarkacioni, proces që sipas Zekës duhet të përfundojë më shpejtë dhe siç tha ai “t’i hiqet laku popullit të Kosovës”./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here