Përmes një statusi në Facebook, Kusari ka thënë se pas disa përpjekjeve kjo gjë u realizua.

Postimi i plotë:

“Një lindje e vështirë, miratimi i ligjit të gjuhës në Maqedoni.

Pas disa përpjekjeve, më në fund u realizua. Të filloj Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të mbajë stenograme për fillim me shkronja latine, duken çuditshëm emrat shqiptarë në çirilicë.

Urojmë në zbatimin e plotë të ligjit dhe hapa të mëtutjeshëm për barazi të plotë mes etnive në Maqedoni.

Është domosdoshmëri e funksionimit të shtetit demokratik, avancimi i pozitës së shqiptarëve deri në barazi të plotë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here