
Kjo skuadër filloi rrugëtimin nga divizioni i pestë gjerman, por pasi prodhuesi austriak i pijeve e bleu këtë skuadër, fillimisht ia ndryshoi emrin, për t’i ofruar pastaj buxhet të madh në transferimin e lojtarëve.
Shumë besojnë se financimi i Leipzig nga Red Bull dhe rrugëtimi i tyre i pabesueshëm nga divizioni i pestë deri në Bundesligë “bie ndesh me të gjitha vlerat sportive”.
Në të kaluarën, një numër i madh i tifozëve të Borussia Dortmund patën refuzuar udhëtimin në një ndeshje kundër Leipzig, për të kritikuar politikat e kësaj skuadre.
E pikërisht skuadra e Dortmund ka zgjedhur Leipzigun të tallet në rrjetet sociale me sfidën #10YerarsChallenge.
#10YearChallenge pic.twitter.com/1bWyPaKiIU
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) January 16, 2019
RB Leipzig është krijuar në maj të vitit 2009, kështu që postimi i mësipërm i Borussia Dortmund është i saktë./Lajmi.net/