Katalanët kanë arritur që në finalen e zhvilluar në Maroku të mposhtin Sevillan me rezultat 2:1, duke përmbysur rezultatin.

Fillimi i ndeshjes i takoi Sevillas, që në minutën  nëntë përmes Sarabia shënoi për 0-1.

Barcelona vuajti shumë për të arritur barazimin.

U desh të pritej minuta e 42’, dhe Gerard Pique shënoi për 1:1.

Barcelona përmbysjen e rezultatit e arriti në minutën e 82′, kur Ousmane Dembele shënoi një gol të bukur nga distanaca.

Në minutën e 90′, Sevilla kishte një mundësi të artë për të barazuar rezultatin, por portieri Ter Stegen bëri punën e heroit duke i pritur penalltinë Ben Yedderit.

Me triumfin në këtë finale, Barcelona siguron titullin e 17-të të Superkupës së Spanjës./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here