Ministri Gashi tha se “Me pjesëmarrësit e kësaj konference u pajtuam që roli i të rinjve në ndërtimin e paqes dhe sigurisë është esencial dhe shumë i rëndësishëm, prandaj edhe duhet të krijojmë hapësirë dhe mekanizma ligjorë e rinorë të cilët do të kontribuojnë për paqen e sigurinë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë”

Ministri Gashi tha se është shumë shqetësuese pjesëmarrja e të rinjve kosovarë në luftëra apo konflikteve të huaja. Të rinjtë tanë shpesh herë kanë rënë pre e thirrjeve të ndryshme, ne jemi të shqetësuar. Edhe këtu duhet të vendosen mekanizma parandalues dhe në këtë kontekst kemi bërë thirrje për projektet që kanë qëllim vetëdijesimin e të rinjve për të mos qenë pre e thirrjeve për pjesëmarrje në luftëra” ka thënë Gashi.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vendosur të ndryshojë kornizën ligjore dhe programin për vitin 2019, që të përfshijë strategjinë për projektet rinore.” Jemi të interesuar që programet tona t’ua përshtatshim kërkesave dhe nevojave te të rinjve. Ne do të jemi bashkë si komunitet rinor, institucionet që këtë ndryshim ta bëjmë të mundshëm dhe lehtë të realizueshëm “ ka thënë ministri Gashi.

Ndërkaq, Arianit Jashari, përfaqësues i të rinjve të Kosovës në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor në Tiranë (RYCO), ka thënë se “Ne duhet fillimisht të ndryshojmë dhe të fuqizohemi, e pastaj të dalim në nivel rajonal. Ky ligj do të definojë qartë mekanizmat dhe institucionet, shpresoj që me të rinia do të trajtohet si faktor mjaft i rëndësishëm në politikë. T’i jepet më shumë hapësirë rinisë, që strategjia që hartohet të jetë zëri i tyre”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here