Ka disa ditë që këngëtarja Genta Ismajli është duke paralajmëruar klipin e saj të ri. Kënga me titull “Kishe” do të publikohet të shtunën mbrëma në ora 20:00.

Kështu ka paralajmëruar vetë këngëtarja përmes një mbishkrimi të cilit ia ka bashkangjitur edhe një video të shkëputur nga klipi i saj, raporton Indeksonline.

Nga pamjet e para duket që Genta po vjen me një videoklip tejet interesant dhe shumë stil.