. Pozita e saj dhe artefaktet e gjetura duke përfshirë gjërat personale të saj si maskarën, lajnerin e syve dhe shishen e vogël e cila supozohej që t’ia mbante lotët. Shkruan the Guardian.

Ajo ishte varrosur duke shikuar një pasqyrë romake të bronztë, dhe kishte në dorë një unazë të bukur të bronztë. Shkruan usatoday.com, transmeton Gazeta Express.

Mbretëria e Aksum-it, prej të cilës rrjedh emri i qytetit kishte ekzistuar 100 vite para Krishtit dhe kishte mbuluar shumicën e Eritresë së sotme, veriun e Etiopisë, Jemenin perëndimor, Jugun e Arabisë Saudite dhe Sudanin, raporton Ancient Origins.

Pasqyre romake dhe artefakte të tjera të gjetura në varr mendohet se datojnë prej shekullit të 4-ët apo të 5-të, kur mbretëria e Aksumit po bënte tregti me Romën. Mirëpo pas hulumtimeve të fundit besohet se ato artefakte i takojnë shekullit të 2-të, që do te thotë se këta bënin tregti me romakët shumë më herët. /Express/