Jetoni vetëm

Sado e vështirë që është, qoftë financiarisht, qoftë emocionalisht, të jetuarit vetëm, ju bën ta njihni veten tuaj. Gjithashtu, ju mëson se si të jeni të lumtur me vetminë. Ju siguron hapësirën e qetë për të menduar.

Lëreni punën

Nëse keni një punë që nuk ju kënaq, dhe mezi e bindni veten të zgjoheni nga gjumi për të shkuar, lëreni. Nuk do të jetë kurrë më e lehtë ta marrësh atë vendim se sa kur je single. Do të gjeni një punë tjetër. Vetëm kini besim në vetvete.

Vizitojeni një vend vetëm

Kurseni para. Të jesh single, do të thotë të kesh edhe më shumë para për veten. Planifikojeni një udhëtim fare vetëm me paratë e kursyera, nga dhuratat që do t’ia kishit blerë atij apo asaj. Në një kaos të huaj, në një qytet që nuk e njihni, do të zbuloni shumë për veten tuaj.

Kaloni kohë me çiftet e martuara

Nuk ka rëndësi se kush janë, mjafton që të jeni miq me ta. Observojini me kujdes se si i flasin ata njëri tjetrit. Pyetini ata se si është rutina e tyre. Krijojeni një imazh rreth martesës, cili është realiteti dhe pyeteni veten se a do të mund të jetonit në të.

Udhëtoni me shoqet apo shokët më të ngushtë

Kur të jeni në një lidhje, nuk do të jetë më si më parë. Do të bëheni rob i telefonit duke dhënë llogari, dhe nuk do të mund ta shijoni momentin me miqtë tuaj. Udhëtoni, dilni dhe kënaquni me ta sa jeni beqarë./klankosova.tv