Rastin për kallxo.com e ka konfirmuar Policia Rajonale e Mitrovicës.

“Rasi ka ndodhur në pompën e derivateve ‘Exfis’ në Shupkovc të Mitrovicës. Rasti është raportuar rreth orës 4 :00 të mëngjesit”, tha  zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

Zëdhënësi tha se sipas viktimës thuhet se  dy të dyshuar të armatosur, të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve nga viktima kanë grabitur mbi 2.000  euro. Të dyshuarit, sipas viktimës janë larguar në drejtim të panjohur.

Të lënduar nuk ka.

Policia ka nisur hetimet për rastin, i cili është inicuar si grabitje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here