Sipas tij, nuk ekziston asnjë argument në bazë të të cilit mund të bëhet një ndërlidhje për këto dy tema, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka argumente jurdike e as historike me të cilat zgjidhja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndërlidhet me Bosnjën dhe Njësinë e saj të Republikës serbe. Statusi i Bosnjës dhe njësive të saja është e zgjidhur me marrëveshjen e Dejtonit”, ka thënë Izetbegoviq.

Siç thotë ai, në opinion është e pranishme që një kohë të gjatë teza se serbët po tentojnë që “humbjen” e Kosovës ta kompensojnë me lidhjen e Serbisë me Republikën Serbe, dhe një gjë e tillë sipas tij është intensifikuar me fillimin e dialogut final mes Prishtinës dhe Beogradit.

Izetbegoviq shton se teza tjetër e serbëve është që, këta të fundit pas humbjes së Krajinës dhe Kosovës, po tentojnë me çdo kusht që të marrin diçka tjetër si kompensim, dhe presin rrethana më të favorshme që kjo të ndodhë.

E ditë më parë për të njëjtën çështje, Izetbegoviq i ishte kundërpërgjigjur edhe ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, të cilin e kishte quajtur “nxënës të Millosheviqit”./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here