Skuadra e parë e Juventusit ka mposhtur 5:0 skuadrën e të rinjve.

Në këtë ndeshje për Juventusin u paraqit edhe Cristiano Ronaldo, që shënoi pas tetë minutave.

Pas këtij goli, Ronaldo ka falënderuar tifozët e Juventusit në rrjetet sociale.

“Një ditë emocionuese, në një atmosferë të veçantë që tregon historinë fituese të Juventusit”, ka shkruar Ronaldo.

“Faleminderit për të gjithë tifozët për dashurinë e madhe të treguar”./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here