Ndoshta aktivizimi më i madh i Redmond, mund të bënte që ekipi i Guardiolas të humbiste dy pikë të rëndësishme nga kjo ndeshje.

Derisa Guardiola me shumë nervozizëm po i fliste lojtarit të Southampton, ai me shumë qetësi ia kthente, duke mbajtur dorën te goja, gjë që e bëjnë shumë futbollistë.

Gjithmonë është menduar se kjo gjë, bëhet shkaku i mos leximit të mimikës nga pamjet që kapin mediet, por tani është zbuluar se kjo ka të bëjë me krejt diçka tjetër.

Por, Phil Hall, njeriu që është marr me shumë skuadra të mëdha dhe me shumë lojtarë, ka zbuluar sekretin se përse lojtarët dhe trajnerët mbulojnë gojën kur flasin.

“Një lojtar një herë më tha se ata e mbulojnë gojën edhe pse janë afër, për shkak se në stadium ka shumë zhurmë dhe kështu mund të kuptohen. Është një metodë që e afron zërin më afër personit tjetër dhe kështu mund të kuptohen më lehtë”./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here