Mesfushori kroat ka qenë i lidhur me një kalim në Serie A te skuadra e Interit.

Por, mediet në Spanjë dhe Itali, sipas informacioneve të disponueshme, pretendojnë se Real Madrid nuk do të shesë Luka Modricin.

Trajneri i Interit pas ndeshjes me Atletico Madrid, ku skuadra e tij fitoi 0-1, ka deklaruar se ‘Zikaltërit’ janë të fortë edhe pa 32 vjeçarin kroat.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Spalletti.

“Është shumë e vështirë të sjellësh një lojtar të tillë, unë mendoj se Luka Modric nuk do të vijë. Real Madrid llogarisin shumë në të. Megjithatë, ne jemi të fortë edhe pa Luka Modric. Me të do të ishim më të fuqishëm”./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here