Mosfunksionimi si duhet i këtij sektori sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është njëri nga faktorët që ndikon dukshëm në pengimin e investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë.

“Pika e funksionimit të gjykatave, pika e zbatimit të kontratave janë ndër çështjet kryesore që iu intereson investitorëve të huajë”, thotë ai për Klan Kosovën.

Ky thotë se krijimi i një gjykate profesionale ekonomike është i domosdoshëm.

“Gjykata Ekonomike ka kuptim nëse është efikase. Çdo krijim i diçkaje të re duhet me shku në drejtim të asaj që u përmirësu qasja aktuale’, tha ai.

Themelimin e një Gjykate komerciale e ka në plan Ministri Abelard Tahiri dhe atë në kuadër të reformave në drejtësi.

Ai thotë se aktualisht janë në fazë konsultash se si do të ishte dukja e saj.

‘Së bashku edhe me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, së bashku me Odat Ekonomike jemi duke e trajtu mundësinë e themelimit të një Gjykate komerciale e cila do të ishte adresë e bizneseve’, tha Tahiri.

Ministri Tahiri thotë se një Gjykatë komerciale është domosdoshmëri për lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here