Merkel që është betuar sot për mandatin e katërt si kancelare gjermane, ka thënë se ka parë një “krizë të multilaterizmit”, të cilës BE-ja mund t’i përgjigjej në mënyrë më të mirë, duke vendosur në radhë të parë një front të përbashkët apo duke biseduar me Shtetet e Bashkuara.

“BE-ja pret të jetë e përjashtuar nga tarifat amerikane, mirëpo do të niset drejt Organizatës Botërore për Tregti për vendosjen e masave të saj, nëse Uashington vazhdon tutje”, kanë thënë zyrtarët evropianë.

“Do të mundohemi ta arrijmë atë. Nuk mund të them paraprakisht nëse ajo do të funksionojë apo jo. Ne kemi thënë gjithmojnë se dëshirojmë tregti të drejtë duke u bazuar në marrëveshjen e Organizatës Botërore të Tregtisë”, ka thënë Merkel.

“Në qasjen tonë evropiane, sipas pikëpamjeve të mia apo qëndrimit të Gjermanisë, proteksionizmi nuk është përgjigjja e duhur”, ka shtuar ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here